🚨 “Skandal në Tiranë” — 31-vjeçari sfidon policinë, përplaset me disa makina dhe përfundon në pranga! ( Video )

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet tronditëse kur Imer Krrashi, 31 vjeç, refuzon të ndalet në urdhrin e policisë dhe tenton t’u shpëtojë me shpejtësi kontrollit, pasi qarkullonte me armë zjarri! 🔫

Në momentin që efektivi e pyet “A keni ndonjë gjë që nuk duhet në automjet?”, i riu shtyp gazin dhe largohet me shpejtësi marramendëse. 🚗💨

Por arratisja merr fund keq… Imer Krrashi përplaset me disa makina dhe një motor, ku ndodhej një polic bashkë me bashkëshorten e tij. Pas ndjekjes intensive, ai është ndaluar dhe gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë.

Fatkeqësisht, polici dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur rëndë të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. 🏥

🔴 Ngjarje që ka tronditur kryeqytetin — pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit!

More posts