Blog

  • Vendim i papritur! Gazetari Artan Hoxha shpallet “Non Grata”, dhe i ndalohet hyrja në…

    Vendim i papritur! Gazetari Artan Hoxha shpallet “Non Grata”, dhe i ndalohet hyrja në…

    Autoritetet e Greqisë kanë shpallur “Non Grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm”.

    Gazetari Hoxha, ka qenë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

    Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.

    Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke. Rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.

  • Kryeministri nuk ndalet! Rama i VENDOSUR tregon: Nga Janari, nuk do të ketë asnjë…

    Kryeministri nuk ndalet! Rama i VENDOSUR tregon: Nga Janari, nuk do të ketë asnjë…

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.

    Rama tha se lajmi i mire për pensionet është pasuar nga rritja e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale.

    Nga janari i vitit që po troket kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 do të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. Për vitin 2026 paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, për t’u rritur më tej në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit te katert.”, theksoi Rama.

  • Lajm i Fundit/ Zbulohet lëvizja e Ramës, ja kush është “plani” për të shpëtuar Belinda Ballukun…

    Lajm i Fundit/ Zbulohet lëvizja e Ramës, ja kush është “plani” për të shpëtuar Belinda Ballukun…

    Gjykata e Posaçme ka dhënë dy masa sigurie për Belinda Ballukun, “pezullim i ushtrimit të detyrës” nga funksioni si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

    Pas vendimit të GJKKO-se, prej më shumë se 7 orësh Balluku, Rama dhe ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja zhvilluan një takim urgjent për të përcaktuar hapat ligjorë që do të ndërmerren në mbrojtje të zv/kryeministres e cila ndodhet nën hetim.

    Burime thanë për “KOHA JONE” se ky vendim i Gjykates së Posaçme do të apelohet dhe në fund do të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht “fatin” e Belinda Ballukut. Qeveria pretendon se GJKKO nuk mund të pezullojë nga detyra Belinda Balluku, por hetimet të vazhdojnë duke lejuar të ushtrojë detyrën e saj.

    Të premten (sot) pritet të mbahet edhe një mbledhje urgjente e qeverisë. Ende nuk është bërë e ditur qëllimi i kësaj mbledhjeje, por që vjen pas vendimit të GJKKO për Belinda Ballukun.

  • Balluku tentoi te arr*tisej, ndaj SPAK u detyrua ti vinte masën! Prenci: Ja kush eshte KOKA Madhe qe Rama do bëjë Zv Kryeminister

    Balluku tentoi te arr*tisej, ndaj SPAK u detyrua ti vinte masën! Prenci: Ja kush eshte KOKA Madhe qe Rama do bëjë Zv Kryeminister

    Ish- drejtuesi i policisë Shemsi Prençi deklaroi në Report Tv se Belinda Balluku tentoi të arratiset ndaj edhe GJKKO i ndaloi daljen jashtë vendit dhe e pezulloi sot nga detyra e zv.kryeminstres, pasi kishte informacion lidhur me këtë.

    I ftuar në emision ‘Frontline’ në Report Tv, ai tha se Balluku tashmë që është në liri, ka mundësi që të intimidojë vartësit e saj dhe të prish votat.

     ‘Unë e kam thënë që do të pezullohej nga detyra, duke parë nivelin e korrupsionit dhe shpërdorimit të fondeve publike që ajo ka bërë, por SPAK është i detyruar që nga sot e tutje të bëjë kërkesë në Kuvend për ti hequr imunitetin sepse paraqet rrezikshmëri të madhe, madje ka pasur zëra se do të arratisej si Ahmetaj ndaj SPAK i kanë bllokuar pasaportën, pra kanë përshpejtuar veprimet. Ky është pezullim i përkohshëm. Ajo ka mundësi që të intimidojë vartësit e saj, dhe unë them se prokuroria dhe gjykata kanë vepruar drejt duke vepruar sipas ligjit procedurës penale’, tha ai.

    Po ashtu Prenci shtoi qe e pritshme eshte qe Rama do e zevendesoje Ballukun me Ulsi Manjen, sepse ai ishte personi qe ai thirri ne Kryeministri, si nje konjukturagjiu me i rendishem nga partia socialiste, dhe ai si jurist te marre persiper te mbroje Belinda Ballukun ne kushtetuese dhe te marre persiper detyrat

    Avokati Edmond Petraj, tha se kryeministri Edi Rama do ta zëvendësojë Ballukun. Petraj tha se vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra nuk diskutohet, ndërsa theksoi se pezullimi është shkarkim.

    ‘Kemi të bëjmë në këtë rast me numrin 2 të qeverisë. Po pezullimi është shkarkim, problemi është që duhet parë se si do të vejë situata. Po unë them se Rama do zëvendësojë Ballukun. Të thotë ajo mungojnë hekurat dhe betoni në tunel kjo është një gjë shumë e rëndë. Duhet parë nëse është zbatuar projekti si duhet’, tha ai.

    Ilir Alimehmeti, deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet që ta shkarkojë Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministres pas vendimit për pezullimin nga detyra ditën e sotme nga GJKKO. Ai tha se nëse Ballukun e lënë në liri, ajo mund të prish provat.

    ‘Ky është rast i parë sepse është në detyrë dhe ajo duhet që të jepte dorëheqjen kur u morë e pandehur dhe kryeministri duhet që ta shkarkonte dhe u desh GJKKO të mësojë moralin politikë sesi funksionon dhe kjo duhet që të ishte bërë më herët. Rama nuk duhet që ta kishte riemëruar. Nëse kemi dy zvendës kryeministri njëri në arrati dhe tjetrës i është marrë pasaporta kryeministri ka përgjegjësit e vet dhe Ballukun as që e ka shkarkuar. Të vjedhës sasi kaq të madhe parash dhe as punën mos ta bësh mirë kjo është e tmerrshme. Unë prisja dorëheqjen që kur u thirr në SPAK’, tha ai.

    Për avokatin Indrit Sefa, pas pezullimit nga detyra Balluku nuk mund të firmosë asnjë dokument. Ai tha se vendimin e gjykatës do e zbatojë qeveria.

    Këshilli i Ministrave duhet që të mblidhet për të zbatuar vendimin e GJKKO. Balluku do të jetë e pezulluar në funksion nuk qëndron dot, nuk merr dot asnjë vendim nuk firmos dot. Rri e pezulluar me vendim gjykate. Rama mund të emëroj sa zv.kryeministra të dojë, por ligjërisht Balluku në funksion e saj është e pezulluar do të dalë vendim i Këshillit të Ministrave i cili do e pezullojë dhe do e çojë çështjen në GJK për interpretim përfundimtar’, tha ai.

    Belinda Balluku u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së, pasi SPAK e heton për shkelje në tenderët e Llogarasë dhe Unazës së Madhe me vlerë 210 milionë euro. Që prej mesditës së sotme për 8 orë ajo ka qenë në Kryeministri, ku iu bashkua edhe Ulsi Manja për konsultime juridike.

  • Në prag të festave, kryeministri Edi Rama që në mëngjes jep LAJMIN E BUKUR…

    Në prag të festave, kryeministri Edi Rama që në mëngjes jep LAJMIN E BUKUR…

    Teksa jemi në prag të festave të nëntorit kryeministri Edi Rama thotë se 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra janë restauruar në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

    Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se filmat, do të shfaqen së shpejti në ekranin e RTSH.

    Mirëmëngjes dhe me kryeveprat e restauruara të kinemasë shqiptare, 19 filma ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, me figurë, zë dhe ngjyra të rikthyera mjeshtërisht në 4K nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që së shpejti do të shfaqen ekskluzivisht në ekranin e RTSH, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
    https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F726863673213804%2F&show_text=0&width=560

  • Ajola Xoxa ngel shtatzënë! Burimet zbulojne gjininë

    Ajola Xoxa ngel shtatzënë! Burimet zbulojne gjininë

    Dyshimet për një shtatzëni të mundshme të Ajola Xoxës kanë rritur interesin javët e fundit.

    “Real News” shkruan se bashkëshortja e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtatzënë. Deri më tani nuk ka informacione të sakta mbi muajin e shtatzënisë, por burime te sigurta nga institucione te shendetesise kane konfirmuar qe ajo eshte ne pritje te nje vajze.

    Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në burg që nga shkurt i këtij viti, por vazhdon të mbajë detyrën e kryebashkiakut. Veliaj dhe Xoxa janë prindër të një djali, për këtë arsye Xoxës ju hoq masa e arrestit shtëpiak për shkak të nevojës për të kujdesur për të birin. Erion Veliaj ndodhet ne paraburgim dhe sipas ligjit nuk lejohen takimet speciale, ndaj nuk dihet se si ia kane arritur te kryejne kete proces.

  • “Misteri i syrit të nxirë të Ndrea Prendit rikthehet: Ja çfarë tha Berisha!”

    “Misteri i syrit të nxirë të Ndrea Prendit rikthehet: Ja çfarë tha Berisha!”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për më shumë se dy orë në lidhje me hetimet për ngjarjet e 21 janarit. Pas daljes nga seanca, ai u përball me pyetjet e gazetarëve, të cilët kërkuan sqarime për disa nga pikat më të diskutueshme të dosjes.

    Një nga pyetjet iu drejtua për shfaqjen e ish-shefit të Gardës, Ndrea Prendi, me sy të nxirë një ditë pas protestës. Berisha u përgjigj se ngjarja duhet shpjeguar nga vetë personi që e ka përjetuar, duke theksuar se Prendi kishte qenë gjatë gjithë ditës në krye të detyrës dhe sipas tij, kishte bërë “të pamundurën” për të përmbushur detyrimet ligjore.

    I pyetur se kush kishte dhënë urdhrin për përdorimin e fishekëve luftarakë dhe jo atyre të manovrës, Berisha e mohoi ekzistencën e një urdhri të tillë, duke thënë se “ai urdhër është vetëm në mendjen tuaj”.

    Edhe për audion e përfolur në media, Berisha u shpreh shkurt se bëhej fjalë për “trillime”, duke e konsideruar të pavërtetë çdo pretendim të ngritur.

  • “Bora Zemani zbulon planet sekrete për një bebe me Donald Veshajn!”

    “Bora Zemani zbulon planet sekrete për një bebe me Donald Veshajn!”

    Moderatorja Bora Zemani ka folur së fundmi për mundësinë e zgjerimit të familjes me partnerin e saj, aktorin e humorit Donald Veshaj. Ajo, e cila është nënë e një djali nga lidhja e mëparshme me Dj Vin Veli, u shpreh se një fëmijë i ri është gjithmonë i mirëpritur dhe se nuk ka asnjë preferencë për gjininë.

    Bora shtoi se djali i saj, Arbori, do të ishte entuziast për të pasur një motër ose vëlla të ri, ndonëse tashmë ka një vëlla nga ana e babait. Moderatorja theksoi se gjithçka do të vijë natyrshëm, në kohën e duhur.

  • Ndryshimi drastik i motit/ Reshje shiu në të gjithë vendin, ja zonat ku do të bjerë dëborë…

    Ndryshimi drastik i motit/ Reshje shiu në të gjithë vendin, ja zonat ku do të bjerë dëborë…

    Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e shiut priten të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa lokalisht në veriperëndim e jugperëndim reshjet e shiut hera-herës me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

    Në zonat verilindje dhe në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët, kurse temperaturat do të bien ndieshëm.

  • Tr*ndit vendin Arben Ahmetaj! Nëse do jem gjallë do bëhet n*mi! Edi Rama i ka dhënë pasurine! Belinda po mban leket e Rames

    Tr*ndit vendin Arben Ahmetaj! Nëse do jem gjallë do bëhet n*mi! Edi Rama i ka dhënë pasurine! Belinda po mban leket e Rames

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda lidhur me kostot e fryra në projektet madhore infrastrukturore dhe aferën e inceneratorëve, duke vënë në dyshim fatin e miliona eurove nga buxheti i shtetit.

    Gjatë një interviste eksluzive në ÇIM PEKA LIVE, ai ka detajuar një skemë abuzimi financiar me projektin e tunelit të Llogarasë, kostoja totale e të cilit arrin në 140 milionë euro, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për bashkëpunim me qeverinë.

    Duke iu referuar kostos së tunelit, Ahmetaj argumenton se shuma reale e punimeve është shumë më e ulët. Sipas llogaritjeve të tij, duke u bazuar në një normë fitimi historike prej 11% për ndërmarrjet shtetërore, kostoja reale e projektit nuk duhet të kalonte 93 milionë euro. Kjo ngre pyetjen se ku ka përfunduar diferenca prej dhjetëra milionë eurosh.

    “Pra, ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë?” pyet ai, duke treguar për përfshirjen e ndërmjetësve që kanë përfituar fonde publike pa kryer asnjë shërbim. Ai gjithashtu vë në dukje se projektit i mungojnë ende vepra të rëndësishme shoqëruese, siç janë urat lidhëse.

    Ahmetaj e shtrin kritikën e tij edhe ndaj veprimtarisë së SPAK-ut, të cilin e akuzon për drejtësi selektive. Sipas tij, struktura e posaçme po anashkalon hetimin e abuzimeve të mëdha financiare, siç është rasti i inceneratorit të Tiranës, dhe po përqendrohet në akuza të vogla e të pabazuara ndaj tij.

    Në lidhje me perceptimin e një standardi të dyfishtë në drejtësi, Ahmetaj refuzon këtë term, duke e quajtur situatën “bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë”. Ai krahason rastin ku ndiqet penalisht për 34,000 euro pa mbajtur asnjë funksion publik, me rastin e ministres Belinda Balluku, e cila, sipas tij, nuk po hetohet për një aferë prej 190 milionë eurosh ndërsa vazhdon të jetë në detyrë.

    Sipas tij, i gjithë ky proces, përfshirë kërkesën për ekstradimin e tij, ka si qëllim final burgosjen dhe heshtjen e tij për të mos denoncuar më skemat korruptive. “Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më,” deklaroi ai, duke theksuar se përndjekja ndaj tij është e motivuar politikisht.

    Ahmetaj:

    Ka ndryshuar kosto e e gjithë projektit? Po, jo, le ta thonë, le ta le ta nxjerrin. E treta, ka pasur një ndërmarrje, për ata që janë një çikë më të mëdhenj se unë e mbajnë mend. Ka pasur një ndërmarrje shtetërore në kohën e e Enverit. 21 dhjetori. Dhe e kishte, e kishte fitimin 11% fitimi i caktuar. Pra, në qoftë se janë 140 milionë, fitimi është 11%, pra është diku tek 15 e ca, 16. Thamë 82 milionë, edhe 15, u bënë 97 milionë. 90, vetëm 93 milionë i bie që ka kushtuar tuneli. 93 milionë. E dyta, më fole për Erion Velinë. Unë nuk gëzohem për kë për askënd. Për askënd, nuk gëzohem që të jetë në burg.

    Kemi thënë s’kemi nevojë t’i kthehemi zoti Peka. S’kemi nevojë t’i kthehemi.

    Më fal, e kemi diskutuar, do të diskutojmë prapë zoti Peka, gjithë detajet. E kemi diskutuar. Ktheju, gjithë regjistrimit që ke, aty e ke bisedën se çfarë kam thënë konkretisht. E e para, e dyta, përsa i përket inceneratorit të Tiranës. Pra ku janë këto paratë e tunelit? Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë? Pse nuk janë urat?

    Se merre, e dëgjoja një ditë dikë nga opozita që merrej me lejen. Ore dakord, do merresh me lejen se është, është fundi i botës që të bësh projektin pa leje. Është fundi i botës, më fundi i botës. Pse s’e bëmë ne rindërtimin pa pa leje? Pse s’e bëmë? Delnin lejet pa u bërë ai. Patjetër. Dilte lejet, nxirrnin bashkitë lejet pa u bërë. Rindërtimi për të futur njerëz në shtëpi. Po nuk është ky thelbi. Thelbi është, ore pse ku janë, ku janë paratë?

    E dyta te inceneratori i Tiranës. Ore ç’është kjo histori vjedh vërdallë? Ore ku janë ku janë paratë? Ku janë paratë? I gjeti paratë Altin Dumani te, te pseudo 34.000 euro te hoteleve? Aty i gjeti. Aty i gjeti? Apo i gjeti te shtëpia e e Leos dhe shtëpia e Eldës? Aty i gjeti. Që s’kanë lidhje. Ku janë mo? Ku janë? Ku janë 130 milionët? Po të tjerat mo ku janë? E di çfarë bëjnë këta mo? Këta bëjnë gallatë mo.

    Shkojnë edhe akuzojnë nga e para për Ecoparkun që e ka firmosur urdhrin për, për prokurim. E ka firmosur vetë Edi Rama. Këta shkojnë edhe e kanë gjetur Terrin në burg dhe akuzojnë Terrin. Terri kishte katër vjet që kishte ikur. Po është, është fundi i botës hajde të gjesh drejtësi. Hajde të numërojmë njerëzit që fusim në burg. Po ata që fusim në burg pastaj ka prova, s’ka prova, s’ka pikë rëndësie.

    Kjo është pra. Pastaj të tjerat e të tjera e të tjera e të tjera e ka. Ku është, ku janë paratë e AKSH-it? Ça i harruan? I bëjnë për budallenj shqiptarët këta. Apo po merren me ekstradimin tim. Qejfin për të më parë në burg që mos të dal më. Po duroni mo. Duroni mo se ka një mision çdo njeri.

    Zoti Peka, i kam dëgjuar shpesh edhe edhe opinionistë të nderuar që flasin për dy standarde. Ore jeni në vete apo jo? Më fal që flas kështu, ju kërkoj ndjesë. Po s’ka dy standarde.

    Është bashkëpunim mor. Nuk, ju e quani standard tjetër atë që lënë x-in dhe y-in në detyrë dhe që kështu dhe që ashtu. Jo mor jo, është bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë. Nuk është standard. Standard, ka, ka dubël standard, ka për njerëz si puna ime që kreu i organizatës….