đŸ•Šïž TronditĂ«se: Vajza 20-muajshe humb jetĂ«n nga njĂ« copĂ« mish sufllaqeje

Një tragjedi e pabesueshme ka tronditur qytetin e Heraklionit në Kretë, ku një vajzë e vogël vetëm 20 muajshe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi një copë mish nga sufllaqja që po hante me familjen i bllokoi rrugët e frymëmarrjes.

E vogla u mbyt ndĂ«rsa ishte nĂ« tryezĂ« me familjarĂ«t e saj, tĂ« cilĂ«t reaguan menjĂ«herĂ« dhe e dĂ«rguan me urgjencĂ« nĂ« spitalin “Venizelio”. PavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« mjekĂ«ve, tĂ« cilĂ«t pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« orĂ« kryen manovra pĂ«r tĂ« hequr copĂ«n e mishit dhe pĂ«r tĂ« rikthyer frymĂ«marrjen pĂ«rmes CPR-sĂ«, vogĂ«lushja nuk mundi t’ia dalĂ«.

Guvernatori i spitalit, K. Dandoulakis, konfirmoi se mjekët bënë gjithçka ishte e mundur, por për fat të keq, nuk mundën ta mbanin në jetë.

💔 NjĂ« ngjarje qĂ« na kujton sa e brishtĂ« Ă«shtĂ« jeta dhe sa tĂ« kujdesshĂ«m duhet tĂ« jemi, sidomos me tĂ« vegjlit tanĂ«.

More posts