🕊️ Një karrige bosh për Martin Canin – gjesti që preku zemrat e të gjithëve në mbrëmjen e minimaturës ( VIDEO )

Në mbrëmjen e minimaturës së shkollës “Fan Noli”, një karrige e boshatisur, disa tullumbace dhe një heshtje prekëse u kthyen në simbolin më të fuqishëm të dashurisë dhe dhimbjes për një mungesë që peshon rëndë në zemrat e të gjithëve: Martin Canin.

Nxënësit dhe mësuesit e shkollës kishin vendosur që në mesin e tavolinave të zbukuruara, të kishte një vend bosh, një karrige pa njeri, por plot me kujtim – në nder të shokut të tyre, Martinit 17-vjeçar, i cili humbi jetën tragjikisht pas një konflikti mes bashkëmoshatarësh, ku u godit me thikë.

🎈 Tullumbacet e bardha të lidhura në atë karrige nuk ishin thjesht dekor: ato përfaqësonin shpresën, pafajësinë dhe ëndrrat e ndërprera brutalisht. Në vend të muzikës e festës, ai cep i sallës fliste me heshtje… një heshtje që flet më shumë se çdo fjalë.

💬 Një nga nxënësit tha:

“Nuk mund të festonim pa e kujtuar Martinin. Ai duhet të ishte këtu, me ne, me kostumin e tij, me buzëqeshjen e zakonshme. Ne e ndjemë mungesën e tij në çdo sekondë.”

🎓 Për nxënësit e klasës së 9-të, kjo natë nuk ishte vetëm përmbyllja e një kapitulli – por edhe një hommage për mikun që nuk do harrohet kurrë.🕯️ Martini nuk ishte fizikisht aty… por zemrat e të gjithëve rrihnin për të.Ai la pas boshllëk, por edhe kujtime që nuk zbehen kurrë.Dhe ajo karrige bosh… ishte më e rëndësishme se çdo vend tjetër në atë sallë.

More posts