🔥 700 mijë euro në flakë! Apartamenti i Françeska Muratit përfshihet nga zjarri pak ditë pas blerjes ( video )

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në zonën e njohur “Lake View” në Tiranë, ku apartamenti luksoz i Françeska Muratit, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, është përfshirë nga flakët vetëm pak ditë pas blerjes!

Sipas burimeve për Iconstyle, apartamenti, i cili kushton rreth 700 mijë euro, është goditur nga një zjarr i papritur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Pamjet e përhapura në rrjet tregojnë flakë dhe tym të dendur që del nga ballkoni, ndërsa vetë Françeska pritet te japi deklaraten e saj se cfare ka ndodhur

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, por shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Hetimet janë në vazhdim nga policia dhe shërbimet zjarrfikëse.

Ky incident ka ndezur reagime të forta online, jo vetëm për faktin që bëhet fjalë për një banesë super luksoze, por edhe për ironinë e hidhur: një pasuri gjysmë milionë eurosh që përfundon në flakë vetëm pak ditë pas finalizimit të blerjes.

More posts