Gazetari dhe personazhi i njohur i ekranit, Ronaldo Sharka, ka ndarë një përvojë jo të zakontë mëngjesin e kësaj të diele, pasi ka kaluar rreth 4 orë në Urgjencën Kombëtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai siguroi ndjekësit se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, duke e cilësuar episodin si “asgjë serioze, kalimtare, por sfiduese”.
🏥 Ronaldo Sharka përfundon në Urgjencën Kombëtare: Ja si është gjendja e tij

🩺 “E ndjeva të nevojshme të ndaj këtë për të shprehur mirënjohjen për shëndetin dhe për mjekët tanë që punojnë me përkushtim, edhe kur pjesa tjetër e vendit është në gjumë”, shkruan ai.
Ronaldo vlerësoi veçanërisht personelin e Urgjencës Kombëtare, duke theksuar se në katër orët që kaloi aty, kuptoi sa shumë ka ndryshuar pozitivisht shërbimi shëndetësor në vend.
🔊 Ai shtoi: “Kur gjërat përmirësohen në vendin tim, ndihem mirë dhe krenar. Ndaj edhe ndjeva detyrë morale të them dy fjalë për bluzat e bardha.”
Në fund të mesazhit të tij, Sharka i qetësoi të gjithë: