Një zjarr i madh ka përfshirë sot pasdite zonën e Kombinatit, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe banesat e dhjetëra banorëve. Flakët, të cilat po përhapeshin me shpejtësi pranë shtëpive private, krijuan panik te banorët e zonës.
Zjarr i madh ? Nuk ka problem! Loja e Futbollit është më e rëndësishme në Kombinat” (Video)

Por, ajo që ka habitur të gjithë është pamja nga një fushë futbolli aty pranë: disa të rinj vazhduan lojën e tyre të kalçetos, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, ndërsa tymi i zi mbulonte qiellin.
Banorët e quajtën skenën “të pabesueshme”, ndërsa zjarrfikësit punonin për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre. Shumë pyesin se si, në një situatë kaq të rrezikshme, mund të vazhdosh të luash futboll, pa marrë parasysh rrezikun që zjarri të zbresë poshtë në fushë.
Pamjet nga vendngjarja po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale dhe kanë shkaktuar debate të forta për mungesën e përgjegjësisë.