Zhytësi ngre alarmin: Një specie e rrezikshme ka mbërritur në ujërat shqiptare!

🔴 Alarm në bregdetin shqiptar: Peshku helmues “luan” mund të jetë pranë pushuesve!

Një zhytës profesionist ka ndezur alarmin publik pas një zbulimi shqetësues në ujërat e Shqipërisë: peshku “luan”, një specie e njohur për pickimin jashtëzakonisht helmues, dyshohet se ka mbërritur tashmë edhe në brigjet tona.

I ftuar në një intervistë për MCN, zhytësi tregoi se ky peshk nuk është si të tjerët – ai mund të gjendet në thellësi por edhe shumë pranë bregut, sidomos në zona me shkëmbinj dhe ujë të cekët.

“Njëri nga shokët e mi u pickua dhe përjetoi dhimbje të forta. Nuk është për t’u marrë lehtë”, – deklaroi ai.

📍 Peshku “luan” (lionfish) është një nga speciet më invazive në botë. Me gjilpëra helmues që ndodhen në pendët e tij karakteristike, ai mund të shkaktojë:

dhimbje ekstreme, enjtje, temperaturë, në raste të rralla, edhe probleme serioze shëndetësore.

Zhytësi u bëri thirrje të drejtpërdrejtë pushuesve dhe notarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, duke shmangur kontaktin me çdo peshk të panjohur, veçanërisht në zonat me shumë shkëmbinj nënujore.

🟡 Autoritetet shqiptare ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht praninë e këtij peshku, por raportime jozyrtare dhe paralajmërimet e ekspertëve po shtojnë shqetësimin.

‼️ Nëse hasni një peshk me ngjyrime të theksuara, me pendë të gjata dhe të dallueshme, mos afroheni dhe njoftoni menjëherë rojet bregdetare ose autoritetet vendore.

More posts