Rasti i zhdukjes së Daniel Shima, ish-zv.drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka marrë fund. Pas një denoncimi të bërë nga familjarët për “arrestimin” e tij, Shima është kthyer në banesë gjatë natës, duke sqaruar se largimi i tij ishte i vullnetshëm…
Zhdukja e ish-zyrtarit merr kthesë të papritur! Ai ‘bëhet i gjallë’ dhe jep dëshminë shokuese

Rasti i zhdukjes së Daniel Shima, ish-zv.drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka marrë fund. Pas një denoncimi të bërë nga familjarët për “arrestimin” e tij, Shima është kthyer në banesë gjatë natës, duke sqaruar se largimi i tij ishte i vullnetshëm.
Kronologjia e ngjarjes dhe dëshmia
E dashura e tij ishte ajo që mori një telefonatë alarmante nga Shima, i cili i tha “po më arrestojnë”, duke shkaktuar panik. Ajo kontaktoi nënën e tij, e cila bëri denoncimin në polici. Pas rreth 10 orësh, Shima u kthye në shtëpi dhe u paraqit në polici, ku deklaroi se “ishte larguar me dëshirën e tij” dhe nuk kishte asnjë pretendim për rrëmbim apo arrestim.
Për shkak të pozitës së tij të mëparshme në AKSHI, fillimisht u mendua se zhdukja mund të ishte e lidhur me hetimet e SPAK-ut. Shima ishte marrë në pyetje më parë nga SPAK në lidhje me tenderat e zhvilluar nga institucioni.
Doli në dritë arsyeja e vërtetë
Burime të afërta me hetimin kanë zbardhur se shkaku i vërtetë i “zhdukjes” ishte një konflikt personal. Shima ishte divorcuar kohët e fundit dhe kishte nisur një romancë të re me një grua me inicialet E. H. Mësohet se problemi ishte shkaktuar nga një konflikt brenda kësaj bashkëjetese. I riu duket se inskenoi situatën e “arrestimit” për t’u larguar pa gjurmë për disa orë.