Zhduket në rrethana misterioze ish-zyrtari i AKSHI-t – familja në ankth total!

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë në Tiranë, ku familjarët e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr.1 për humbjen e kontakteve me të.

Sipas policisë, denoncimi është bërë më datë 20 gusht 2025, rreth orës 17:00, nga nëna e tij, shtetasja M. Sh., e cila ka raportuar se prej ditës së sotme nuk ka asnjë komunikim me të birin, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e zhdukjes së tij, ndërsa grupi hetimor po verifikon të gjitha pistat e mundshme dhe po punon për të zbardhur ngjarjen.

Autoritetet pritet të japin informacion të mëtejshëm në orët në vijim.

More posts