Zelensky surprizon me veshjen në SHBA, stilisti i tij zbulon të vërtetën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka tërhequr vëmendjen këtë herë jo vetëm për deklaratat e tij, por edhe për veshjen ndryshe nga zakonisht. Në samitin e fundit në SHBA, ku u mbajt edhe takimi në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky nuk u shfaq me uniformën e tij karakteristike ushtarake, por me një kostum të errët klasik.

Ky ndryshim solli menjëherë reagime dhe interpretime të ndryshme, duke përfshirë edhe thashethemet se ishte një zgjedhje për të bërë më shumë përshtypje në takimin me Donald Trump.

Por stilisti personal i presidentit, Viktor Anisimov, hodhi poshtë këto pretendime, duke sqaruar se garderoba e re e Zelensky-t është përgatitur prej muajsh.

“Ne kishim filluar të punonim për stilin e ri të presidentit që në janar. Pas kritikave që mori në shkurt, duke e njohur mirë karakterin e tij, mendova se nuk do të donte të ndryshonte. Por ai vetë vendosi që ishte koha të vazhdonte me një stil të ri”, – tha Anisimov.

Ky ndryshim stili shihet si një përpjekje për të përcjellë një imazh më diplomatik dhe institucional të presidentit ukrainas në takimet ndërkombëtare, ndërkohë që lufta në vendin e tij vazhdon.

More posts