Një mesazh i pazakontë ka mbërritur sot , ku një grua ka ndarë historinë e saj personale, duke kërkuar mendimin e qytetarëve.
Zbulova se burri i kishte vënë vajzes tonë emrin e të dashurës së tij !

Sipas saj, disa muaj më parë ajo është bërë nënë e një vajze. Burri i saj këmbënguli që t’i vendoste një emër shumë të veçantë, pa e lënë asaj hapësirë të merrte pjesë në vendim. Në fillim nuk i kushtoi rëndësi, por më pas duke shfletuar rrjetet sociale, gruaja thotë se hasi një vajzë të re dhe shumë të bukur me të njëjtin emër.
Pasi lidhi disa detaje mes emrit dhe datave të veçanta, ajo beson se bashkëshorti ka zgjedhur t’i vendosë vajzës emrin e të dashurës së tij. “Një mashkull që ia vendos fëmijës emrin e të dashurës, është marrëzisht i dashuruar me të. Ai e bën këtë që ta dëgjojë emrin e saj çdo sekondë të jetës,” shkruan gruaja.
Ajo shton se pas këtij zbulimi nuk pati asnjë përballje apo sherr, por thjesht e kuptoi një gjë: “Ai nuk më do. Thjesht më mban në shtëpi për fëmijët, sepse dashurinë e ka diku tjetër.”
Mesazhi i saj i plotë: