Zbulohet shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotës dhe vëllait të tij…(Detajet)

Futbollisti i njohur portugez, Diogo Jota, ka humbur jetën tragjikisht së bashku me vëllain e tij në një aksident automobilistik në Spanjë. 

Ngjarja ndodhi në autostradën A‑52 pranë Cernadilla-s, ku makina e tyre Lamborghini humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët.

Sipas hetimeve paraprake të policisë spanjolle, shkaku kryesor i aksidentit ishte një shpërthim i gomës së makinës gjatë një manovre për parakalim. 

Kjo shkaktoi humbjen e kontrollit të automjetit dhe më pas përplasjen fatale.

Diogo Jota ishte vetëm 28 vjeç dhe kishte pak javë që ishte martuar. Vdekja e tij ka tronditur botën e futbollit, me shumë figura të njohura që kanë shprehur ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e një prej talenteve më të dashur të Portugalisë.

More posts