Një tjetër episod tronditës ka dalë në dritë nga hetimet që po zhvillohen nga SPAK, në kuadër të dosjes penale nr. 175/1, e cila fillimisht nisi për shkelje të barazisë në tendera, por që tani ka nxjerrë në pah edhe një grabitje të dyshuar me pasoja të rënda dhe një akt të rëndë pengmarrjeje.
Zbulohet ngjarja e rende! Zyrtares se larte i vj*dhin 200 mije euro dhe i marrin p*ng vellain, SPAK ben veprimin urgjent

Burime për Top Channel konfirmojnë se SPAK i është drejtuar me një shkresë zyrtare komisariateve të Policisë në Elbasan dhe Librazhd, duke kërkuar verifikim nëse gjatë vitit 2020 është paraqitur ndonjë kallëzim penal për një vjedhje të ndodhur në një banesë dhe për një ngjarje të natyrës së pengmarrjes.
Kjo kërkesë vjen pas zbardhjes së disa bisedave të kryera nga një zyrtare e Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, e cila aktualisht ndodhet nën hetim për aferat me tenderat publikë. Gjatë përgjimeve të kryera me urdhër të prokurorit Elvin Gokaj, zyrtarja shfaqet në komunikim me familjarët e saj duke diskutuar rreth një vjedhjeje të ndodhur në banesën e tyre, ku, sipas saj, janë grabitur plot 200 mijë euro.
Më alarmante bëhet situata kur në biseda përmendet edhe një pengmarrje. Skeja shprehet se grabitësit e maskuar jo vetëm që morën shumën e konsiderueshme të parave, por rrëmbyen edhe të vëllain, për ta penguar që të sinjalizonte policinë. Ajo shfaqet e shqetësuar për sigurinë e familjes dhe për pasojat që mund të kishte denoncimi i ngjarjes.
Gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, zyrtarja e hetuar justifikon burimin e parave si dërgesa nga të afërmit emigrantë në Greqi, por autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për të ardhura të ligjshme apo për fitime të padeklaruara nga aktivitete korruptive apo informale.