Zbulohet biseda sekrete mes Macron dhe Presidentit iranian – Ja çfarë po planifikon Europa!

Në një zhvillim dramatik mes përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zhvilloi sot një bisedë të fortë telefonike me presidentin e sapozgjedhur të Iranit, Masoud Pezeshkian.

Macron ishte i prerë: “Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore!” – një paralajmërim i qartë në një moment kritik, ndërsa konflikti midis Iranit dhe Izraelit hyn në ditën e tij të nëntë.

Përmes një mesazhi të publikuar në platformën X (ish-Twitter), Macron deklaroi se Franca dhe partnerët evropianë po përgatiten të përshpejtojnë negociatat bërthamore me Teheranin, për të parandaluar një përplasje të madhe dhe për të gjetur një rrugëdalje nga lufta.

Por nuk mbaron me kaq. Presidenti francez nuk harroi as dy shtetasit e tij të ndaluar në Iran që prej vitit 2022, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të akuzuar për spiunazh. “Ata duhet të lirohen. Paraburgimi i tyre është çnjerëzor dhe i padrejtë,” theksoi Macron, duke kërkuar kthimin e menjëhershëm të tyre në Francë.

Ndërkohë, tensionet vazhdojnë të rriten: Izraeli deklaroi se ka goditur një central bërthamor në Isfahan dhe ka eliminuar tre komandantë të Gardës Revolucionare Iraniane. Situata është gjithnjë e më e rrezikshme dhe sytë janë nga diplomacia.

More posts