Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, duke theksuar se ajo është shoqëruar me debate të forta dhe tension mes palëve përreth një orë.
Zbulohen prapaskenat e seancës gjyqësore për Ilir Metën – rrëfimi i Klodiana Lalës

E ftuar në një emision televiziv, Lala tha se pika kryesore e debatit ishte një kartë krediti në emër të Adrian Shatkut, e cila sipas prokurorit dyshohet të jetë përdorur edhe nga Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Sipas gazetares, Meta ka mohuar çdo përfshirje, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë këtë kartë në përdorim dhe se nuk mban përgjegjësi për veprimet e bashkëshortes së tij.
Për më tepër, Meta ka shtuar se nuk ka firmosur në asnjë prej kontratave të lobimit, për të cilat po hetohet.
“Pati një përplasje të ashpër me tone juridike mes prokurorit dhe Metës, që zgjati rreth një orë”, u shpreh Lala.