Zbulimi MAK*BËR në Irlandë! 800 foshnja të v*rrosura në një gropë nga murgeshat

Në qytetin Tuam të Irlandës kanë nisur gërmimet në një gropë septike, ku dyshohet se ndodhen mbetjet e rreth 800 foshnjave të vdekura në një shtëpi për nëna të pamartuara, të drejtuar nga murgesha katolike midis viteve 1925–1961.

Shtëpia, e njohur si Bon Secours, ishte vend ku gratë e reja shtatzëna internoheshin për të lindur dhe për të punuar pa pagesë. Fëmijët e tyre shpesh birësoheshin pa pëlqim ose vdisnin në rrethana të paqarta. Vetëm dy prej 798 viktimave janë varrosur në mënyrë të denjë

Hetimi u lejua pas një dekade presioni publik dhe falë punës së historianes Catherine Corless, e cila zbuloi këtë tragjedi në vitin 2014. Procesi i identifikimit të eshtrave dhe rivarrimit pritet të zgjasë deri në dy vjet, duke kërkuar drejtësi për fëmijët e harruar të Irlandës./

Mendohet qe perdoreshin per tu marre gjakun dhe ta perdornin njerzit me pushtet per tu rinuar

More posts