Shumëkush e mori me shaka paralajmërimin e Ilir Prodës se do të ketë burg për këdo që parkon makinën dysh.
Zbatohet për herë të parë “burgu”/ Parkuan makinat dysh, e pësojnë keq dy…

Por duket se Policia Rrugore e ka marrë seriozisht. Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës njofton se dy persona janë vënë nën hetim për parkim dysh të automjetit. Ata janë F.B. 20 vjeç dhe D.D. 35 vjeç, pasi me parkimin e gabuar të automjeteve të tyre, kishin penguar lëvizjen e makinave.
Kjo është hera e parë që aplikohet nen 293 i Kodit Penal, që ka të bëjë me veprën “pengim dhe ndalim i qarkullimit rrugor”. Policia Rrugore apelon për ndërgjegjësim të drejtuesve të automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin parkimet e gabuara dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjetit.