Prokuroria e Posaçme ka zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale, duke lëshuar një urdhër-arrest të ri për Astrit Avdylin, kreun e bandës së “Avdylajve”, i cili ndodhet në burg.
Zbardhet vrasja në Durrës, SPAK urdhër arresti për Astrit Avdylin dhe nipin e tij! Aldo Avdyli dyshohet si ekzekutor i krimit

Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjithashtu urdhër-arrest i ri është dhënë dhe për nipin e tij, Aldo Avdyli.
Ky i fundit dyshohet se ka qenë ekzekutori në këtë ngjarje kriminale, ndërsa nuk bëhet i ditur ende identiteti i personit që është vrarë.
Sipas Klodiana Lalës, krimi ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku SPAK ka zhvilluar një operacion.
Gjatë aksionit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, raportohet se është vendosur në pranga Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume.