Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur sot (8 shtator) në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Zbardhet dëshmia tr*nditese e autorit të m*sakrës në Shkodër: Ja pse e bera

Ragip Gila, 30 vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i ngjarjes, ka dhënë deklaratën e tij të parë para hetuesve, duke pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.
“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të,” ka deklaruar Gila në polici, duke sqaruar se nuk kishte synuar të qëllonte të tjerë persona në vendngjarje. Sipas dëshmisë së tij, Gila pretendon se kishte një konflikt të vazhdueshëm me Vason:
“Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam pasur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë,” mësohet të ketë thënë ai gjatë marrjes në pyetje.