Ylli Limani ka bërë një reagim që ka ngjallur shqetësim te fansat e tij në Shkodër dhe jo vetëm. Përmes një postimi në Instastory, këngëtari i njohur falënderoi publikun për mbështetjen, por njëkohësisht bëri një njoftim të papritur: ai bëri me dije se koncerti i planifikuar në “Mad Summer Club” nuk u mbajt dot, pasi policia ndërhyri për të dytën herë radhazi duke bërë kështu të pamundur realizimin e tij.
Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat


“Shkodër ❤️ Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon,”-ishte ky njoftimi që Yll Limani ka bërë orët e para të mëngjesit nëpërmjet një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij personale të Instagramit.