Ylli akuza të forta ndaj Ganiut për drogë: E ka ngatërruar me…

Pas përplasjeve të forta brenda Ferma VIP, ku Gani Gërmia aludoi publikisht për prirjet seksuale të Yllit, duke lënë të nënkuptohej se ai është homoseksual, reagimi i këtij të fundit ka qenë i menjëhershëm dhe pa filtra.

Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, Ylli ka zgjedhur të thotë gjithçka, pa dorashka.

“Unë qëllimin tim e kam përmbushur aty. E kam nxjerrë nga loja – unë e kam kontrolluar dhe publiku e ka përzënë. Ai person nuk ka ndezur kurrë. E vetmja pikë që e mban është me ndezë, por nuk ka ndezë asnjëherë. I ka shku jeta nëpër formate, por kurrë s’ka lënë gjurmë.”

Por më e forta vjen në fund, kur Ylli ngre një akuze të rëndë, duke aluduar për përdorim të substancave narkotike nga ana e Ganiut:

“Ferma nuk është kafiteri! Ai e ka ngatërruar me vend për të pirë kafe, për të ndezur cigare… dhe ndonjë miell aty-këtu me kapë, me bo ndonjë vijë!”

Nga ana e Gani Gërmisë, deri tani nuk ka ardhur asnjë reagim ndaj këtyre deklaratave tronditëse.

More posts