Xheneta Fetahu reagon pas akuzave se ka thumbuar Bora Zemanin: “Mos trilloni, aman” 🔥
Xheneta ‘shpë*rthen’ për Borën: Komenti që po bën xhiron e rrjetit”

Moderatorja dhe influencuesja Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht nëpërmjet një InstaStory, pas komenteve që qarkulluan në rrjet se ajo kishte bërë thumba ndaj Bora Zemanit gjatë një bisede “live” në platformën “Fiber”.
Xheneta sqaroi se gjatë bisedës kishte folur hapur për gjendjen e saj aktuale, duke pranuar se nuk është në momentin më të mirë, dhe mes pyetjeve që iu bënë, kishte ardhur edhe një për Bora Zemanin. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë:
“Nuk jam Bora Zemani, jam Xheneta Fetahu dhe mos bëni krahasime.”
Ajo theksoi se nuk ka thumbuar askënd dhe nuk ka përdorur fjalë ofenduese, as ka ndonjë arsye ta bëjë një gjë të tillë. Xheneta u ndal edhe te komentet që e akuzonin për “përndjekje”, duke theksuar se nuk e ka bërë kurrë dhe nuk do ta bëjë.