Tiranë – Emocion dhe gëzim i jashtëzakonshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku kanë ardhur në jetë trinjaket Iliriana, Amaya dhe Cataleya. Tre vajza të bukura sollën një lumturi të madhe për familjen dhe për gjithë stafin mjekësor që e ndoqi me përkushtim këtë lindje të rrallë.
WOW! Çfarë mrekullie në Tiranë – Tre foshnja vijnë në jetë njëherësh, emrat e tyre po bëjnë xhiron e rrjetit!

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila i quajti vogëlushet “tre engjëj të vegjël” dhe përcolli urimet më të përzemërta për prindërit dhe personelin që bëri të mundur këtë mrekulli.
💖 Urime të përzemërta për këtë fillim të bukur jete! Emrat Iliriana, Amaya dhe Cataleya tashmë po prekin zemrat e shqiptarëve!