Serbia ka mohuar deklaratat e Presidentit të SHBA, Donald Trump, se ai shmangu një përplasje ushtarake mes Beogradit dhe Prishtinës.
Vucic i kthen pergjigje te ashper Donald Trump: Genjeshter, ja cfare ndodhi

Deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë janë komentuar si fushatë kundër Serbisë dhe ka patur një reagim edhe nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.
Presidenti serb është shprehur se nuk ka pasur asnjë dëshirë për të sulmuar Kosovën ndërsa ka theksuar se deklarata të tilla janë manipulim politik.
Sipas raportimeve në Beograd, deklaratat e Donald Trump përkthehen si një përpjekje e SHBA për të rritur presionin mbi Beogradin ne negociatat me Kosovën, me qëllim që Serbia të njohë Kosovën.
“Opozita në Serbi është bashkuar me qëndrimet e qeverisë, dhe çdo herë që diskutohet çështja e Kosovës, pozita dhe opozita janë të bashkuara. Edhe këtë herë, deklaratat e opozitës qëndrojnë të njëjta, duke e quajtur presion të SHBA ndaj Beogradit për njohjen e Kosovës. Megjithatë, disa përfaqësues opozitarë nuk përjashtojnë mundësinë e një përgatitjeje të fshehtë ushtarake, bazuar në atë që tha Trump, por gjithsesi kritikojnë deklaratat e tij.”-tha gazetarja Ardita Behluli.