Vrau gruan me thikë në sy të fëmijëve – deklarata e autorit pas arrestimit do t’ju shokojë!

Pas 29 orësh arrati, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, autor i vrasjes makabre në Volos të Greqisë, është kapur nga policia vetëm 200 metra larg shtëpisë së tij.

Sapo iu vunë prangat, fjalët e tij kanë lënë pa fjalë oficerët e policisë. I rraskapitur, por i qetë, ai deklaroi:

“Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë”.

Ky qëndrim cinik dhe i ftohtë i autorit ka tronditur opinionin publik dhe ka shtuar indinjatën ndaj krimit që i mori jetën bashkëshortes së tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci, në sy të katër fëmijëve të mitur.

Deklarata e tij është interpretuar si një provë e mungesës totale të pendesës dhe e gjendjes së rënduar psikologjike që e çoi drejt aktit makabër. Mediat greke raportojnë se policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e krimit, ndërsa autori pritet të dalë para drejtësisë në ditët në vijim

More posts