Panorama Online ka siguruar foton e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.
Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në seancë, publikohet fotoja e autorit Elvis Shkambit

Elvis Shkambi ishte në një proces gjyqësor për një pronë në Shkodër, teksa çështja kishte kaluar në Apelin e Tiranës.
Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij i pranishëm në seancë, Gjon Shkammbi, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces me të cilët Shkambi ishte në gjyq.
