Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër për mënyrën se si një pjesë e opinionit publik dhe mediave kanë trajtuar ngjarjen e rëndë, atë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagimi i ashpër i Spiropalit: E turpshme glorifikimi i agresorit

Spiropali ka bërë një postim në llogarinë e saj në “Facebook”, ku dënon përpjekjet për të justifikuar aktin barbar dhe për të glorifikuar agresorin, ndërsa i bën thirrje për reflektim shoqërisë dhe institucioneve mbi mënyrën si trajtohen viktimat dhe etika në hapësirën publike e digjitale.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme kërkon masa ligjore për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, duke theksuar se kjo nuk është Shqipëria Europiane për të cilën po negociojmë me Bashkimin Europian.
Reagimi i plotë i Elisa Spiropalit:
Jashtëzakonisht tronditëse përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lum komentesh të neveritshme në adresë të viktimës.