Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në seancë – Gjykata e Tiranës cakton arrest për autorin dhe të tjerët e përfshirë
“Vras*ja e gjyqtarit Astrit Kalaja në seancë, Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë për autorin, xhaxhain e tij dhe punonjësin e sigurisë”

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, të akuzuar si autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor në sallën e gjyqit. Përveç Shkambit, në masën e sigurisë janë përfshirë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, dhe punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj.
Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa punonjësi i sigurisë dëshmoi:
“Në momentin që kaluan në skaner nuk kam qenë mirë me shëndet. Kam njoftuar kancelaren dhe i kam kërkuar pushim.”
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.