Vrasja e Anesti Ramës, Ja çfarë u vendos ditën e parë ne Gjykatë !

Gjykata e Fierit ka caktuar masën arrest në burg për tre të akuzuarit e vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Rama, i cili u dhunua dhe u mbyt me tel disa ditë më parë në banesën e tij në fshatin Frashër të Patosit.

Sipas hetimeve të deritanishme, Anesti Rama është mbytur me tel nga e bija 26-vjeçare, Ermalinda Rama si edhe i dashuri i saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani, ndërkohë që e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës) ka ndihmuar ne pastrimin e gjurmëve te krimit dhe fshehjen e provave.

Ata dolën para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtar Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari ku do të njihen me masat e sigurisë.

Pamjet filmike nga gjykata tregojnë nënë e bijë të qeta dhe pa shenja pendese për krimin e kryer, gjë që ka nxitur reagime të forta në opinionin publik.

Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit, i cili fillimisht mësohet se është goditur në organet gjenitale me sende të forta dhe më pas është mbytur me tel.

Dinamika e krimit:

Anesti Rama dyshohet se mbyt me tel mbërmjen e 23 Korrikut nga vajza e tij 26-vjeçare, Ermalinda Rama në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, me të cilin ajo sipas burimeve kishte nisur një lidhje intime.

Mësohet se në banesën ku ndodhi krimi, në fshatin Frashër të Fierit, në momentin e ngjarjes kanë qenë vajza e viktimës, i dashuri i saj Çlirim Dogani dhe e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës), të tre tashmë të vendosur në prangat e policisë.

Fillimisht dyshohet se Ermalinda ka goditur të atin në organet gjenitale dhe pasi 56-vjeçari ka rënë në tokë, Çlirim Dogani e ka mbajtur nga duart teksa 26-vjeçarja e mbyste me tel, raporton TCH.

Sipas policisë, dy autorët e dyshuar të krimit kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për kryerjen e vrasjes.

Ndërkohë bashkëshortja e viktimës akuzohet se ka ndihmuar vajzën e saj 26-vjeçare në fshehjen e gjurmëve duke pastruar gjakun nga trupi i viktimës.

Përfshirja në krim e 55-vjeçarit dhe lidhja intime me vajzën e Anesti Ramës është zbuluar nga përgjigjimi i telefonit, pasi Ermalinda ka komunikuar me të pas vrasjes së të atit.

Sipas burimeve, motra e Emalindës, e cila aktualisht jeton në Itali, është e martuar në fshatin Suk të Roskovecit.

Ajo mbante të motrën herë pas herë në shtëpinë e saj, ku punonte në serat e fermerëve të zonës Suk 1, Suk 2 si edhe në Arapaj, ku mësohet se Ermalinda është njohur me Çlirimin dhe dyshohet se kanë krijuar lidhje dashurore.

55-vjeçari, i cili u vendos në pranga më 26 Korrik, në dëshminë e dhënë për policinë pas arrestimit ka mohuar të gjitha akuzat.

Ai ka pretenduar se ndodhej në fshatin e tij Arapaj, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi.

Çlirim Dogani mësohet se ishte i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore. Ndërsa sipas burimeve, 26-vjeçarja ka qenë e fejuar 3 herë, por është ndarë.

Dyshimet janë se ajo i mori jetën të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

More posts