Policia italiane ka arrestuar 3 persona të akuzuar për vrasjen e një italiani me origjinë turke të gjetur të karbonizuar më 23 korrik në një apartament në Sesto San Giovanni, në provincën e Milanos.
Vranë 62-vjeçarin duke e goditur 30 herë me thikë dhe i vendosën flakën trupit, arrestohen 3 autorët, mes tyre shqiptari! Viktima, kunati i bosit të mafies turke

Grupi përbëhet nga një italian, një shqiptar dhe një grua italiane. Sipas hetimeve, viktima u godit me thikë rreth 30 herë.
Më pas autorët e sulmit u përpoqën të shkatërronin provat duke i vënë flakën trupit dhe apartamentit.
Hetuesit identifikuan 3 vrasësit e dyshuar, mes tyre edhe shqiptari, të cilët sipas mediave italiane për arsye të ndryshme, kishin zhvilluar një urrejtje të thellë ndaj viktimës, duke i shtyrë ata të vendosnin ta vrisnin atë.
Duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat telefonike dhe përgjimet telefonike, arritën të rindërtonin lëvizjet e autorëve, duke identifikuar rolet e tyre të ndryshme natën e vrasjes.