Vala e nxehtësisë në Evropë dhe pjesën më të madhe të Ballkanit po vjen drejt fundit të saj me një ndryshim drastik të kushteve sinoptike në Kontinent.
Vjen lajmi i shumepritur! Ndryshim dr*matik i motit në Evropë dhe Ballkan, fundi i valës së nxehtësisë!

Rrymat ajrore dhe depërtimi konsistent i ajrit të ftohtë dhe jo-stabil nga veriu në drejtim të jugut favorizojnë kushte dinamike të motit me zhvillime të stuhive të fuqishme të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër sidomos në Evropën qendrore dhe Ballkanin veriperëndimor.
Në viset tona vala e nxehtësisë do të vazhdojë deri të Martën ku do të “zëvendësohet” nga masa mjaft të freskëta ajrore dhe vende-vende me rrebeshe shiu. Këto reshje në viset tona nuk do të ndikojnë shumë në zbutjen e thatësisë ekstrem.
Reshjet më signifikante pritet të ndodhin nga veriu i Italisë, pastaj në Slloveni dhe veri të Kroacisë, Austri, pjesë të Gjermanisë e Zvicres dhe tuje në drejtim të Evropes verilindore, sepse cikloni Gjenovian nuk do të vjen direkt në drejtim të viseve tona, por do të rrugëtojë në drejtim të verilindjes së Evropës dhe kjo do të na penalizojë në aspektin e reshjeve atmosferike.
Duke filluar nga sot reshje dhe stuhi intensive pritet të ndodhin në veri të Italisë, ndërsa një valë e re reshjesh vjen nga Franca në drejtim të Kontinentit. Reshje më intensive priten që nga Franca, Gjermania dhe Austriia, ndërsa stuhi të fuqishme me potencial dëmtimesh priten në veri të Italisë, potencialisht në pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë.