Vjen ferri”/ Meteorologia paralajmëron Shqiptarët: Ekstrem historik. Nga dita…

Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar një valë të nxehti ekstrem që do të prekë Shqipërinë, duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme, do të thyhen rekordet historike të temperaturës.

Nga dita e diel dhe deri të premten tjetër (20-25 korrik) termometri maksimal vetëm do të shënoj ngjitje. Mesi i javës tjetër në qarkun e Beratit do t’i afrohet maksimumit historik prej 44 gradë Celcius. Gjasat janë të larta që Berati të thyej rekordin historik të temperaturës më të lartë rreth ditës së mërkurë apo të enjten. Zonat më problematike janë Elbasani dhe Shkodra, por kryesisht qarku i Beratit, i cili do të jetë shumë i nxehtë, të mërkurën të enjten dhe të premten”, tha meteorologia.

Porja bëri me dije se do të kemi temperatura nga 33 deri në 35 gradë Celcius edhe në të gjitha zonat malore.

Presim 38-41 gradë Celcius në zonat malore verilindore. Kukësi do të ngjitet deri në 39-40 gradë Celcius javën që vjen. Të gjitha qytetet, përfshirë kryeqytetin do të kapërcejnë 40 gradë. Pas datës 25 jemi në kulmin e kësaj vale të nxehti. Javën e ardhshme në zona të caktuara të territorit të vendit termometri do të shënojë 30 gradë Celcius edhe gjatë natës”, tha Porja.

More posts