Përshkallëzimi sërish i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, i pasuar së fundmi edhe nga lufta me Iranin, solli pezullimin e udhëtimeve drejt disa destinacioneve turistike, përfshirë edhe Shqipërinë.
Vijnë pasojat e para në Shqipëri! Edi Rama e kishte bere te kryer, po ndodh tani

Për arsye sigurie, autoritetet izraelite vendosën kufizime të përkohshme për udhëtimet, duke ndikuar ndjeshëm në numrin e vizitorëve.
Si pasojë, shumë agjenci udhëtimi dhe turistë anuluan prenotimet e bëra më herët, çka ndikoi negativisht në pritshmëritë për sezonin turistik.
Për këtë sezon veror, ka pasur një interes të shtuar nga agjencitë izraelite për të kaluar pushimet në Durrës. Megjithatë, fillimi i konfliktit me Palestinën dhe më pas përshkallëzimi i tensioneve me Iranin ndikuan negativisht, duke çuar në mbylljen e kufijve dhe pezullimin e udhëtimeve, përfshirë edhe drejt Shqipërisë”, tha Albulen Ndrepepaj, menaxher turistik për TV Klan.
Kjo situatë i detyroi operatorët turistikë qe boshllëqet e lëna nga izraelitët t’i plotësojnë gradualisht nga tregje të tjera.