Video virale e puthjes dhe deklarata e Jozit, Stresi rikthen sherrin: Këdo që kam puthur, s’kam lënë pa e…

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, video ku Jozi i kërkonte Stresit ta puthte, tronditi rrjetin dhe krijoi përshtypjen se mes tyre ishte shuar çdo mosmarrëveshje. Megjithatë, gjatë intervistës në “Kosovë Show”, Jozi mohoi që video të lidhej me një raport shoqëror, duke treguar se mes tyre ekzistonte një “lidhje tjetër”.

Ai e përshkroi Stresin si një “djalë të mirë”, por theksoi se gabimet dhe tensionet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA”-së duhej të sqaroheshin. Për më tepër, Jozi komentoi edhe shprehjen e tij të famshme “Nuk është mirë me gabu me mu”, duke e shpjeguar si një paralajmërim për ata që e kanë lënduar.

Situata kishte si qëllim vendosjen e drejtësisë për atë që ka ndodhur në të kaluarën,” tha Jozi.

Por reagimi i Stresit nuk vonoi. Reperi publikoi në Instastory një mesazh provokues, ku dukej si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Jozit: “Këdo që kam puth në jet s’kam lon pa e q… Ndoshta ka shku javë, muj, dy a tre… po pa e q… s’e kom lon.”

Ky shkëmbim fjalësh tregon se marrëdhënia mes dy figurave të njohura të “Big Brother VIP Albania” mbetet e komplikuar dhe larg paqes së plotë, duke mbajtur ende të ndezur debatet dhe komentet në rrjetet sociale. Fansat presin zhvillime të reja mbi këtë konflikt të hapur mes tyre.

More posts