Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ku do të vijojë mbledhjen me drejtuesit e zgjedhur të qarkut. Kreu i qeverisë shihet me një bllok në dorë teksa hyn brenda ambienteve të selisë rozë. Mbledhja raportohet që sapo ka filluar.
VIDEO/ Edi Rama surprizohet për ditëlindje në hyrjen e selisë së PS, çfarë mban në duar…

Një ditë më parë, kreu i qeverisë mblodhi në një takim deputetët si dhe pëerfaqësues të bashkisë së kryeqytetit.
Burimet bëjnë me dije se kryeministri u kërkoi që të jenë më shumë të pranishëm në terren për evidentimin e problematikave dhe koordinimin me pushtetin vendor, me strukturat e bashkisë për gjetjen e zgjidhjeve.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme kreu i qeverisë dhe njëherësh kryesocialisti, teksa u fut në “shtëpinë” e socialistëve është pritur me duartrokitje dhe urime për ditëlindjen. Këtë 4 korrik ai feston ditëlindjen e 61-të, të cilën ka vendosur që ta kalojë sërish në krye të detyrës