VIDEO e pabesueshme/ Shfaqet fenomen i çuditshëm në Delvinë, rrëzon kosheret e bletëve dhe sjell rrëmujë

Një moment i rrallë dhe tronditës është kapur nga një kamerë sigurie në Delvinë, vetëm pak çaste para se të shpërthente zjarri i madh që përfshiu zonën katër ditë më parë.

Në video shfaqet një erë me intensitet të jashtëzakonshëm, që lëviz me forcë të ngjashme me një mini-tornado, duke shkatërruar plotësisht disa kosha bletësh të vendosur pranë një prone private.

Erërat, që duket se kishin karakter ciklonik, ngritën objekte në ajër dhe shkaktuan rrëmujë të madhe, vetëm pak sekonda para se të shpërthente zjarri, i cili më pas u përhap me shpejtësi duke përfshirë zona të gjera.

🔻 Pamjet kanë ngjallur shqetësim dhe diskutime, ndërsa ekspertët thonë se kombinimi i erërave të forta me temperaturat ekstreme ka përkeqësuar situatën e flakëve në jug të vendit.

More posts