Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet nga vendi i aksidentit tragjik ku humbën jetën futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllai i tij, André Felipe.
VIDEO/ Aksidenti tragjik që i mori jetën Diago Jotës dhe vëllait të tij, publikohen pamjet nga vendi ku ndodhi përplasja fatale

28-vjeçari, kampioni i Anglisë me Liverpoolin, dhe vëllai i tij 25-vjeçar, ndodheshin në automjetin e tyre Lamborghini në momentin kur makina humbi kontrollin në provincën Zamora, doli jashtë rrugës dhe pasi goditi barrierat ndarëse, u përfshi nga flakët.
Pamjet janw publikuar nga gazeta Diario de Castilla y Leon.
Sipas informacionit fillestar të dhënë nga autoritetet, dy personat që udhëtonin me makinë po udhëtonin drejt Madridit kur automjeti doli nga bregu i majtë përpara se të arrinte në Benavente dhe filloi të digjej. Të dy të rinjtë u karbonizuan.
I lindur në Porto, Jota e nisi karrierën futbollistike në akademinë e të rinjve, përpara se të transferohej te Atletico Madrid në vitin 2016. Ai më pas u bashkua me Wolverhampton Wanderers, para se të bëhej pjesë e Liverpoolit, ku spikati si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Premier Ligës.