“Vetëm gjysma e videos është publikuar! “Nga një fjalë e kamarierit në sulm brutal – avokati flet për sulmin ndaj policit”

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar ashpër ndaj mënyrës si është paraqitur rasti i dhunës në një resort turistik, ku është përfshirë klienti i tij, efektivi Ardian Isufi. Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se po bëhet linçim publik ndaj policit, ndërkohë që pamjet reale të ngjarjes janë fshehur apo manipuluar.

“Po tregojnë vetëm çfarë i intereson pronarit të resortit. Nuk kanë publikuar momentet kur mbi 10 persona e kanë goditur policin me mjete të forta pas koke”, deklaroi Cakrani.

Sipas tij, gjithçka nisi nga një konflikt verbal me një kamarier 18-vjeçar, i cili “nuk kishte përdorur një fjalor etik me klientët”. Polici, sipas Cakranit, nuk ka qëlluar asnjëherë, por vetëm i ka tërhequr vëmendjen kamerierit.

“Situata ishte qetësuar, madje i kishin kërkuar falje babait të djalit. Por pas gjysmë ore, mbi 10 persona të organizuar u kthyen dhe e sulmuan brutalisht klientin tim. Ai sot është pa gjysmën e shpatullës dhe të fytyrës.”

Avokati ngre shqetësimin se pronari i resortit ka selektuar pamjet për të ndikuar opinionin publik, ndërkohë që nuk po tregohet e gjithë e vërteta.

More posts