Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit.
Vendimi i qeverisë/ Do të marrin lekë nga shteti, ja kush përfiton

Qeveria bën me dije se trajtimi financiar përfshin shpenzimet publicitare në interes të Policisë së Shtetit, udhëtimet dhe dietat jashtë vendit pritës.
Do t’u paguhen shpenzimet për përmbushjen e detyrimeve protokollare për pritjen e partnerëve zyrtarë, ceremonitë zyrtare të karakterit policor dhe pritje të personelit policor të nivelit të lartë në vendin pritës, shpenzimet për mbështetjen e veprimtarive, veçanërisht të rëndësishme, të studentëve të policisë shqiptare në vendet përkatëse, uniformën.
Gjithashtu, qeveria shqiptare do të mbulojë dhe shpenzimet për qiranë e apartamentit, mirëmbajtjen e tij dhe të ambienteve të përbashkëta për ngrohje, gaz, energji elektrike dhe ujë, pajisje shtëpiake, siguracionin, mirëmbajtje, riparim defekti dhe shërbimi karrotrec, karburant, parkim, regjistrim dhe kontrollet periodike në vendin pritës të automjetit, komisionet bankare, internetin dhe telefoninë fikse e të lëvizshme.