Çdo qytetar me banim ose vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës nëpërmjet e-Albania.
Vendimi I FUNDIT nga qeveria Rama/ Bëhet e detyrueshme! Çdo shqiptar duhet që të…

Sipas vendimit të fundit të qeverisë, qytetarë duhet të ngarkojnë në sistem edhe dokumentin e pronësisë së apartamentit ose kontratës së qirasë për ata që banojnë me qira.
E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit. Në këtë rast, qytetarët duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin në adresën e deklaruar.
Zyrat e gjendjes civile janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast mungese të dokumentacionit. Ky dokumentacion duhet të plotësohet nga qytetari brenda tre ditëve nga njoftimi.