Qyteti i vogël i Delvinës në jug të Shqipërisë është gdhirë sot pas një nate ferri. Për herë të dytë brenda pak javësh, banorët u përballën me zjarre që nëse do të kishin vazhduar me të njëjtin intensitet dhe për pak orë, do të kishte bërë shkrumb e hi gjithçka.
Vend i shkrumbuar, tym e hi! Zjarrfikësit të rraskapitur, që flenë rrugëve! Pamje të dhimbshme pas natës së djeshme në Delvinë

Ministri Pirro Vengu ka deklaruar se rreziku për banorët dhe shtëpitë në Delvinë ka kaluar. Zjarri është ndihmuar nga era e fortë dhe situata ka kaluar në nivelin e rrezikut maksimal brenda një ore, duke detyruar evakuimin e shtëpive dhe spitalit
Fatmirësisht, nga angazhimi i madh i forcave zjarrfikëse dhe i atyre të Ushtrisë, flakët janë ndalur në periferinë e qytetit, ende aktive, por nuk rrezikojnë qytetin.

Gazetari Ermir Hoxha ka publikuar disa fotografi të shkrepura këtë të mërkurë, në të gdhirë në Delvinë, ku shihen shtëpi e sipërfaqe të mëdha toke të bëra shkrumb e hi, ndërsa në rrugë pushojnë të rraskapitur zjarrfikës e ushtarakë të Forcave të Armatosura.
Jas si e përshkruan ai atë se çfarë ka gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm: