Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë sjellë zhvillime të reja.
Veliaj” zhvillim të papritur/ SPAK i komunikon akuzën deputetes tjetër të PS, edhe…

Përveç Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe 30 persona të tjerë, përfshirë individë dhe shoqëri fizike.
Mes të pandehurve është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës gjatë hetimeve.
Ndër të pandehurit figurojnë gjithashtu Adela Kondakçiu, Flutur Xhani si dhe Valmir Xoxa, i cili është daja i Ajola Xoxes, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliajt.