Veliaj kërkoi pezullimin e zgjedhjeve/ LAJM I FUNDIT: Rama njofton LËVIZJEN urgjente…

Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme strukturat e PS të Tiranës për të nisur punën për fushatën zgjedhore për Bashkinë e Tiranës.

Dhe pse Erion Veliaj ka kërkuar pezullim të dekretimit të zgjedhjeve të firmosur nga presidenti Bajram Begaj, PS-ja nuk ka bërë asnjë hap, por përkundrazi, Rama po vijon punimet për hartimin e një fushate dominuese per zgjedhjet e 9 Nëntorit.

Burimet bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 16:30 në një prej hoteleve në qendër të Tiranës për të organizuar të gjitha strukturat në dispozicion të kandidates Ogerta Manastirliu. Ndërkohë drejtuese e fushatës për Tiranën do të jetë zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Te nderuar. Ju njoftojme se Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, mbledh ne takim Strukturat Politike te Tiranes; neser, e Premte, date 3 Tetor 2025 ora: 16.30. Vendi: Hotel Tirana International (Salla Akrenia- kati 1). Ju lutem siguroni pjesemarrjen, Faleminderit!”, njofton PS.

More posts