Një lajm i trishtë sapo ka mbërritur në redaksinë tonë, ku foshnja 10 muajshe për të cilën JOQ Albania raportoi mëngjesin e së hënës se nuk po merrte ndihmën e duhur në pediatrinë e Vlorës, ka ndërruar jetë.
Vd*s nga temperatura e lartë foshnja 10 muajshe: Mjeku Altin Cane iku në shtëpi se “ishte i lodhur“

Nëna e foshnjës iu drejtua redaksisë tonë duke denoncuar se kishte mbi një orë që ndodhej në pediatri me foshnjën e saj që ishte me temperaturë të lartë, por nuk kishte marrë asnjë ndihmë. Ajo shprehej se mjeku i turnit, Dr. Altin Cane, ishte larguar nga spitali duke pretenduar se ishte i lodhur pas turnit të natës, ndërkohë që infermieret e kishin udhëzuar të priste deri në orën 07:00 të mëngjesit për të kaluar rastin te mjeku pasardhës.
Sipas saj, në vend që fëmija të shtrohej në një dhomë normale me kushte të përshtatshme, ishte vendosur në një ambient të papërshtatshëm pas magazinave, edhe pse në spital kishte dhoma të lira. Nëna ngriti alarmin për trajtimin çnjerëzor dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e stafit mjekësor, duke theksuar se djali i saj “po digjej nga temperatura” dhe askush nuk po vepronte.
Për fat të keq, vetëm disa orë pas këtij denoncimi, foshnja ka ndërruar jetë, duke kthyer një rast alarmi në një tragjedi të vërtetë.
Redaksia jonë kërkon nga institucionet përkatëse një hetim të menjëhershëm dhe transparent për këtë ngjarje të rëndë, si dhe mbajtjen përgjegjës të çdo personi që ka shkelur detyrimet ligjore dhe njerëzore për dhënien e ndihmës së parë.