Dy vite hetime në lidhje me humbjen e jetës së 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas trajtimit në një klinikë private çuan në humbjen e lirisë së mjekut Roland Xhaxho dhe të vajzës së tij stomatologe Ina Xhaxho.
Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, masë sigurie për mjekun Roland Xhaxho dhe vajzën e tij

Prokuroria kërkoi një masë më të rreptë sigurie atë të arrestit në burg por gjykata pas analizimit të rrethanave vendosi ti lërë në arrest shtëpie. Sipas prokurorisë ata akuzohen për “Vrasje nga pakujdesia”.
Në shtator të vitit 2023 fëmija u paraqit në klinikën Xhaxho për të kuruar demineralizimin e dhëmbëve me anestezi totale e cila I solli komplikacione.
Pas 3 ditësh kurimi në urgjencën e pediatrisë, fëmija ndërroi jetë mbrëmjen e datës 1 tetor 2023.
Si ndodhi ngjarja: