Pas dorëheqjeve të shumta në radhët e drejtorëve në Vlorë, pritet që valë shkarkimesh edhe në qarqet e Fierit dhe Durrësit.
Valë dorëheqjesh në dy qytete të tjera të Shqipërisë/ Rama nis operacionin “fshesa”…

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se këtë pasdite do të jetë i pranishëm në këto dy qytete për të vijuar procesin e “vetëpastrimit të brendshëm” të strukturave drejtuese.
“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëlehtësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështetës tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete” tha Rama.
Procesi i vetëpastrimit shihet si një hap i domosdoshëm për rifreskimin e strukturave dhe për t’u përshtatur me ndryshimet dhe sfidat e reja që kanë qytetet e mëdha të Shqipërisë.