Vajzat që i këndonin ko*ainës: Fshijeni videon sepse jemi familjare

Mbrëmjen e kaluar, disa vajza të reja janë shoqëruar nga policia pranë zonës së Liqenit të Paskuqanit, ku bashkë me një shok të tyre po kryenin manovra të rrezikshme me makinë. Pasi janë dërguar në komisariatin e Kamzës, djali është mbajtur në ambientet e policisë, ndërsa vajzave u është kërkuar të largohen.

Sapo kanë dalë nga komisariati, vajzat kanë ndezur cigaret dhe me një entuziazëm të pashpjegueshëm kanë nisur të këndojnë me zë të lartë këngën “jasha kokaina”, duke bërtitur “hajde kokaina” në mes të natës, përpara godinës së policisë. Më pas, njëra prej tyre ka postuar një video në TikTok teksa bënte sërish drift, me një mbishkrim ironik të drejtuar shefes së komisariatit, e cila më herët u kishte bllokuar makinën.

Pas publikimit të videos nga JOQ dhe reagimeve të shumta të publikut për sjelljen e vajzave, vetë ato kanë reaguar, duke kërkuar që videoja të fshihet me arsyetimin se “jemi familjare”. Ironia këtu është se, nëse ky është përkufizimi i një vajze “familjare”, atëherë ndoshta manuali i vlerave familjare paska nevojë për një përditësim të thellë.

More posts