Ushtria shqiptare ‘trondit’ boten, ben shpikjen qe asnje ushtri nuk e ka bere me pare, as Amerika (VIDEO)

Në një kohë kur ushtritë e botës testojnë raketa balistike, satelitë ushtarakë, avionë supersonikë apo dronë me inteligjencë artificiale, Shqipëria – krenaria e NATO-s në Ballkan – ka vendosur të bëjë atë që askush tjetër nuk e kishte guxuar: të kthejë një nëndetëse të Luftës së Ftohtë në… skenë koncertesh.

Po, e lexuat mirë. Në vend të manovrave ushtarake, ushtria jonë e lodhur që mezi plotëson kriteret e NATO-s, doli sot me një “armë të re sekrete”: bandën e Orkestrës së Forcave të Armatosura, që performoi këngët e grupit legjendar shqiptar “Ritfolk” mbi nëndetësen 105, një relike e Realizmit Socialist që dikur frikësonte armiqtë imagjinarë të komunizmit.

Kryeministri Edi Rama, i cili duket se e ndien veten producent artistik më shumë se drejtues i qeverisë, publikoi me krenari videon në rrjetet sociale, duke e shitur këtë si “projekt tërheqës”. Sipas tij, talenti i vajzave dhe djemve të orkestrës ushtarake na e transformon historinë e armatimit shqiptar në një festë kulture e arti.

Nga NATO tek Ritfolk – gjenerali i trombës dhe ushtari i violinës
Sigurisht, për këdo që njeh realitetin e Forcave të Armatosura shqiptare, kjo “shpikje” tingëllon si një komedi e hidhur. Shqipëria është ndër vendet më të dobëta të NATO-s, me një ushtri që mezi plotëson standardet minimale dhe që, për të arritur shifrat e kërkuara nga aleanca, është detyruar të fusë në bilancin e saj helikopterët e shëndetësisë dhe mjetet e emergjencave civile, vetëm që të dalë në raportin financiar si “në rregull”.

More posts