“Ura e Dajlanit sërish nën hetim: Trup i pajetë dhe mister në periferi të Durrësit!”

Një ngjarje e mistershme tronditi periferi të Durrësit, ku një grua kineze 57-vjeçare u gjet e pajetë brenda një taksie pranë “Urës së Dajlanit”, raporton noa.al.

Sipas Spitalit Rajonal Durrës, e ndjera është dërguar pa shenja jete, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet kryhen nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Zona e “Ura e Dajlanit” është prej më shumë se dy dekadash e njohur për aktivitete të dyshimta, përfshirë shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. Ngjarje të ngjashme tronditëse kanë ndodhur më parë, përfshirë një rast në korrik 2023, kur një vajzë u gjet e vdekur dhe grupi hetimor dyshon se mund të ketë pasur abuzim seksual.

More posts